Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në rend dite janë disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri.
“1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; 3. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; 4. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.
#Mblidhet #sot #KQZja #në #rend #dite #disa #pika #lidhur #procesin #votimit #për #largimin #kryetarëve #në #veri
gazetablic.com