Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur shqiptari tenton të përdhunojë pronaren greke të lokalit: Më lësho, dil jashtë! Ndihmëëë…!

Një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar që të përdhunojë një 32-vjeçare greke, në lokalin e saj.

Ka qenë nëna e dy fëmijëve e cila ka publikuar me dëshirë videon, për të bërë apel dhe për të dhënë mesazh se nëse një grua nuk do të kryejë marrëdhënie seksuale, nuk mund të detyrohet nga askush.

Siç shihet nga pamjet ketu, shqiptari është futur në pjesën e banakut dhe ka kërkuar që ta puthë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ajo i thotë që të largohet, të ndalojë, e po ashtu i tregon se sipër kokës së tij, është një kamera, por kjo nuk e ka ndaluar të riun të tentojë.

“Nuk dua as përqafim asgjë, të lutem mbaj distancë, dil jashtë. Mos më prek. Kam kamera. Dil jashtë. Dil jashtë nëse do të flasim”, dëgjohet ajo duke folur me të riun shqiptar.

Pas largohet nga banaku, djali i cili thuhet se është në gjendje të dehur, tenton sërish që t’i afrohet, dhe pasi e kap e mban me forcë dhe i mbyll derën që të mos dalë.

Në këto momente ajo fillon të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë. Më pas ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar./m.j

 

#VIDEO #Momenti #kur #shqiptari #tenton #të #përdhunojë #pronaren #greke #të #lokalit #Më #lësho #dil #jashtë #Ndihmëëë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button