Aktualitet

Abdixhiku ua uron Fitër Bajramin myslimanëve: Vlerat e mësuara gjatë Ramazanit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka uruar që vlerat e mësuara gjatë Ramazanit e Bajramit, të bëhen “vlera të përditshmërisë sonë”.

“Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja! Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”, shkroi Abdixhiku.

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Me fat!”, shtoi ai.



#Abdixhiku #uron #Fitër #Bajramin #myslimanëve #Vlerat #mësuara #gjatë #Ramazanit #të #jenë #vlera #të #përditshmërisë #sonë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button