Tech

Boeing sërish në telashe, ish-inxhinieri ngre akuza: Avionët Dreamliner 777 dhe 787, të pasigurt

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së është duke hetuar akuzat e një sinjalizuesi ndaj një aeroplani Boeing. Sipas tij, kompania ka injoruar disa shqetësime të lidhura me sigurinë dhe cilësinë e prodhimit të avionëve 787 dhe 777 të prodhuesit të avionëve.

Sam Salehpour, inxhinier i avionëve Boeing ka ngritur akuza se kompania “i ka rënë shkurt” në disa procese teksa prodhonte avionët Dreamliner 777 dhe 787 dhe sipas tij, rreziqet mund të jete katastrofike teksa vitet kalojnë dhe mjetet fluturuese vjetërohen.

E përditshmja New York Times ishte e para që raportoi pretendimet e këtij sinjalizuesi.

Prodhuesi i avionëve është përballur me një krizë të plotë sigurie që ka dëmtuar reputacionin e tij pas shpërthimit të një paneli në trupin e një avioni 737 MAX, teksa ndodhej në qiell të hapur më 6 janar.

Kjo bëri që të pasonin ndryshime në drejtimin e kompanisë teksa rregullatorët amerikanë kanë vendosur frenim e prodhimit të kësaj linje dhe dërgesat ranë përgjysmë në mars.

Inxhinieri Sam Salehpour tha se u përball me hakmarrje, si kërcënime dhe përjashtim nga takimet, pasi identifikoi probleme inxhinierike që preknin integritetin strukturor të avionëve.

Boeing ndaloi dërgesat e avionit 787 me trup të gjerë për më shumë se një vit deri në gusht 2022 pasi FAA hetoi problemet e cilësisë dhe defektet e prodhimit.

Një nënkomision i Senatit do të shqyrtojë shqetësimet e ngritura rreth këtyre mjeteve fluturuese në një seancë dëgjimore javën e ardhshme.

Boeing nuk i ka komentuar menjëherë pretendimet për 777, por kundërshtoi shqetësimet e ngritura nga  Salehpour për 787.

“Këto pretendime për integritetin strukturor të 787 janë të pasakta dhe nuk përfaqësojnë punën gjithëpërfshirëse që Boeing ka bërë për të garantuar cilësinë dhe sigurinë afatgjatë të avionit”, tha kompania në një deklaratë.

/a.r

#Boeing #sërish #në #telashe #ishinxhinieri #ngre #akuza #Avionët #Dreamliner #dhe #të #pasigurt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button