Mjeti i pashpërthyer në një veturë në Leposaviq- Policia del me detajet se çfarë u gjet në të

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me rastin në Leposaviq, ku është gjetur një mjet i pashpërthyer nën një veturë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur saktësisht në Tvergjan të Leposaviqit.
“Tvergjan, Leposaviq 08-09.04.2024 – 22:00-11:00. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit”, thuhet në raport.
Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues.
Sipas Policisë, ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës.
Rasti duke u hetuar.
#Mjeti #pashpërthyer #në #një #veturë #në #Leposaviq #Policia #del #detajet #çfarë #gjet #në #të
gazetablic.com