Aktualitet

Emri/ Përvetësoi rreth 2 mln euro përmes mashtrimit, Apeli dënon me 12 vite burg noteren

Noterja Rezarta Koçi e arrestuar më 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre është dënuar me 12  vite burg nga Gjykata e Apelit. Nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë tetë vite burg.

Pre e mashtrimeve të noteres 40-vjeçare ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon:

– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K  dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim”, thuhet në vendim./m.j

#Emri #Përvetësoi #rreth #mln #euro #përmes #mashtrimit #Apeli #dënon #vite #burg #noteren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button