Aktualitet
Makina del nga rruga dhe përmbyset, shpëton mrekullisht familja në Rrëshen

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kodër Rrëshen rreth orës 10:50, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe u batua.
Menjëherë në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit, bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet.
Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r
#Makina #del #nga #rruga #dhe #përmbyset #shpëton #mrekullisht #familja #në #Rrëshen
Java News