Aktualitet

VIDEO/ Rama shtron iftar, darka për muajin e shenjtë të Ramazanit/ Kryeministri: Islami, i hapur për joagjëruesit

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, kanë shtruar një darkë iftari.

Prezent në darkë është edhe vetë kryeministri Rama, socialist Bledi Çuçi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se “Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet. Na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme. Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit…

Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues. Unë sot bëj pjesë te kategoria e më pak të fortëve. E shoh të virtytshme dhe uljen e jo agjëruesve në tavolinën e iftarit”./m.j

#VIDEO #Rama #shtron #iftar #darka #për #muajin #shenjtë #të #Ramazanit #Kryeministri #Islami #hapur #për #joagjëruesit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button