AktualitetDurresi Sot

Qytetari gjen foshnjen e braktisur anës rrugës në Golem, e dërgon në spital

Një foshnjë rreth dy muajshe është gjetur e braktisur të shtunën në Golem të Kavajës, nga një qytetar i cili më pas e ka dërguar në Spitalin e Durrësit.

Foshnja mësohet se ishte braktisur në anë të rrugës në Golem dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e nënës që braktisi foshënjen, ndërsa burime thonë se është nga Tirana.

Mjekët e Durrësit kanë konfirmuar se fëmija ishte disa muajshe dhe për këtë e kanë dërguar në pediatri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button