Gjin Gjoni zgjidhet kreu i Rithemelimit në Lezhë, avokati: U përligj, ka qenë ‘kokë e këmbë’ i kapur nga Berisha

Gjin Gjoni do të jetë kryetari i Rithemelimit në degën e Lezhës. Zgjedhja e ish-gjyqtarit ‘të Plepave’ u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv. Për avokatin Idajet Beqirin ky akt i foltores, përligj që ky gjyqtar ka qenë i korruptuar dhe i lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha.
‘Të futesh në politikë njerëz që janë përfolur me të drejtë si të korruptuar në sistemin e drejtësisë dhe përfituan dhe dhanë dorëheqjen dhe nuk u ushtruan në vetting. Kjo mënyrë të vepruari në fakt edhe nëse ka patur hamendësime se gjyqësori është i kapur nga politika me këtë akt që ka bërë foltorja e përligjin që kanë të bëjnë me një gjyqtar që ka qenë kokë e këmbë i kapur nga Berisha dhe një sërë gjyqesh, i ka bërë politikisht në favor të Berishës.’, tha avokat Beqiri.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Besart Logu kemi të bëjmë me një ish-gjyqtar që përveç sulmeve nga PS, ka patur edhe kontestime nga ambasada amerikane.
‘Zoti Gjoni është një figurë me ngarkesë. PS e ka atakuar si në opozitë si kur erdhi në pushtet. Përveç atakimit ka patur edhe përplasje me ambasadën amerikane për kontratën e duty-free. Për sa kohë kemi një përplasje të tillë mund të kemi edhe një përplasje konkrete që mund të jetë shpallur non-grata. Shtetet e Bashkuara e ka bërë të qartë se nëse PD e merr Berisha ne do të mbajmë të njëjtën qëndrim.
Ashpërsia ndal elementeve që minojnë demokracinë është konsistent. Kjo i bën mirë PD, pasi tani kemi një konfigurim në qarkun Lezhë. Kemi Gjin Gjonin nga Foltorja dhe Pjerin Ndreun nga PS. Po provohet se këto janë një sistem i investuar prej 30 vitesh që ka zgjatimet e tij jo vetëm në drejtësi por edhe në ekonomi, media. Është shkolla e vjetë politike që nga deputet bëhesh gjyqtar dhe tashmë nga gjyqtar bëhesh deputet.’, u shpreh Logu./m.j
#Gjin #Gjoni #zgjidhet #kreu #Rithemelimit #në #Lezhë #avokati #përligj #qenë #kokë #këmbë #kapur #nga #Berisha
Java News