Emri/ Operacioni: U kap me rreth 70 kg kanabis në banesë, arrestohet kryebashkiakja

Policia franceze ka arrestuar kryebashkiakun e qytetit të Avallon pasi rreth 70 kg kanabis u gjetën në shtëpinë e saj të dielën, kanë raportuar AFP dhe BFM TV, duke cituar autoritetet në Francë.
Jamilah Habsaoui ka qenë kryebashkiake e Avallon, një qytet me rreth 6,000 banorë afërsisht 250 km në juglindje të Parisit në rajonin Bourgogne-Franche-Comte, që nga viti 2021 dhe është gjithashtu një këshilltare rajonale
Shtëpia e saj u bastis në kuadër të një hetimi paraprak për trafik droge.
Politikania 46-vjeçare e bleu pronën tre vjet më parë, por nuk banon atje, raportoi L’Yonne Republicaine, një gazetë lokale. Bashkia e Avallonit ishte kontrolluar gjithashtu nga autoritetet.
Gjithsej shtatë persona u arrestuan në operacionin policor, duke përfshirë dy nga vëllezërit e Habsaoui, raportoi AFP. Gjatë kontrolleve të mëtejshme u gjetën edhe 983 gramë kokainë, 7,000 euro dhe rreth 20 shufra ari./m.j
#Emri #Operacioni #kap #rreth #kanabis #në #banesë #arrestohet #kryebashkiakja
Java News