Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës, ja çfarë u vendos

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës
Nikolla: Unë them ta mbyllim mbledhjen. Cështja do të çohet për votim në seancë plenare.
Bardhi: Nuk mund të talleni as me parlamentin as opozitën. U thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet këshilli i mandateve. Kush është konkluzioni i kësaj mbledhjeje
Çfarë do i propozojmë seancës plenare
Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda të mërkurës.
Bardhi: Kush cili është qëndrimi juaj apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama çfarë do të bëni me mandatin. Për çfarë u mblodhëm sot?
Bushka: Në bazë të nenit 70 të Kushtetutës do i dërgohet raporti i këshillit të mandative seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese. Do i propozojmë seancës plenare për të vendosur nëse do e cojë në Gjykatë Kushtetuese
Bardhi: Pra i duhen dhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën./m.j
#Përfundon #mbledhja #Këshillit #të #Mandateve #për #shqyrtimin #mandatit #të #Olta #Xhaçkës #çfarë #vendos
Java News