Tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

Një person ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40.
Nga raporti 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar, përcjell klankosova.tv
“Kamenicë / 07.04.2024 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin e Policisë.
#Tentoi #kalonte #ilegalisht #kufirin #nga #Serbia #në #Kosovë #dyshuari #shoqërohet #në #stacion #policor
gazetablic.com