Javë vendimtare për Berishën/Gjykata e Lartë shqyrton të martën rekursin për heqjen e arrestit shtëpiak

E marta e 9 prillit është nje ditë vendimtare për Sali Berishën, pasi Gjykata e Lartë do shqyrtojë rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.
Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të persëritur avokai i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.
Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.
Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.
#Javë #vendimtare #për #BerishënGjykata #Lartë #shqyrton #të #martën #rekursin #për #heqjen #arrestit #shtëpiak
Java News