Aktualitet

Aksident i rëndë në Pejë/Makina përplas dy fëmijë të mitur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një automjet ka përplasur sot dy fëmijë të mitur.

Sipas mediave të Kosovës, një nga fëmijët është dërguar në Spitalin e Prishtinës për shkak se gjendja e tij është më e rënduar.

Ndërkohë fëmija tjetër mësohet se po merr mjekim në spitalin e Pejës.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbësorë. Njëri prej tyre është dërguar për trajtim mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të rënda trupore”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

#Aksident #rëndë #në #PejëMakina #përplas #fëmijë #të #mitur #njëri #në #gjendje #të #rëndë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button