Nis sezoni turistik në Shëngjin, fluks turistësh gjatë gjithë fundjavës

Shëngjini është një nga zonat më të lakmuara për turizimin në vend. Temperaturat e larta kanë favorizuar admiruesit e kësaj zone, për ta frekuentuar atë masivisht edhe këtë fundjavë.
Moti i qëndrueshëm ka nxitur jo vetëm vizitorët ditorë t’i drejtohen Shëngjinit, por disa të tjerë, të nisin që këtë muaj periudhën e pushimeve.
Më besnikët e Shëngjinit vijojnë të jenë shqiptarët e Kosovës. Ata thonë se Shëngjiti i përmbush pritshmëritë e tyre.
Infrastruktura, ushqimi, akomodimi në hotele sikundër qetësia që gjejnë, janë kriteret kryesore që përzgjedhin Shëngjinin si destinacionin e tyre të parë.
Operatorët turistikë thonë se kanë nisur prenotimet për muajt e verës. Krahas pushuesve shqiptar janë dhe shumë të huaj, që kanë zgjedhur Shengjinin për të kaluar pushimet e tyre verore.
/a.r
#Nis #sezoni #turistik #në #Shëngjin #fluks #turistësh #gjatë #gjithë #fundjavës
Java News