Vesës nuk i del inati me Heidin “Dronin VeRo e çova unë në shtëpi”

Vesa Smolica, ish-konkurrente në BBV3, e ftuar në S’e Luan Topi, krah të tjerave, është pyetur për raportin e saj me Romeo Veshaj.
Para pak kohësh, ajo ka dërguar një dron në shtëpinë e Big Brother Vip 3, ku shkruhej ‘VeRo’, e dërguar nga vetë Vesa, që ka nxitur disi xhelozinë nga ana e Heidit dhe aludimet se ajo ka njëfarë pëlqimi për Romeon.
Para dasmës pati një dron që shkoi në shtëpinë e dasmës, ku në vend të HeRo, Heidi-Romeo, ishte VeRo, Vesa-Romeo.
Po e kam dërguar unë për shokun tim. Këtu është pak tabu që një vajzë të ketë shoqëri me një djalë. Ia dërgova për mbështetje. Ky ishte mesazhi i vetëm.
Mendon që Heidi u bë xheloze për ju të dy?
Faktikisht po, por nuk kam arsye të prek Heidin apo të flas për të. Prej asaj jam këtu jashtë shtëpisë, sepse ajo më eliminoi. I pashë në shtëpi duke diskutuar për mua. Dola pa u sqaruar dhe doja t’i tregoja që jemi shumë në rregull, sepse po i bënte presion Heidit për mua.
Gjithashtu, tha se dasma ishte shumë e bukur dhe se kur ta bëjnë dasmën e vërtetë, do të jetë aty duke kënduar për ta.
#Vesës #nuk #del #inati #Heidin #Dronin #VeRo #çova #unë #në #shtëpi