VIDEO / Parku fundor te Bulevardi i Ri, Veliaj: Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir

Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri. Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.
“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!
Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.
Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. #VetemPerpara”, shkruan Veliaj. Bulevardi i Ri nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.
/a.r
#VIDEO #Parku #fundor #Bulevardi #Veliaj #Shumë #shpejt #nisim #punën #për #një #tjetër #xhevahir
Java News