Aktualitet

Rithemelimi në protestë, Argita Berisha: Është vrarë reagimi qytetar! (Nuk e ka për 21 Janarin)

Argita Malltezi ishte e ftuar në Ditarin me Denisa Pashollin, ku foli në lidhje me protestën e organizuar nga Rithemelimi përpara Bashkisë së Tiranës, ku mes të tjerash të pranishmit kërkuan dhe dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Malltezi deklaroi se gjëja më e rëndë që ka ndodhur në vendin tonë është vrasja e reagimit qytetar.

Sigurisht këtu Malltezi s’e kishte fjalën për qeverinë e të atit që nuk dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion, por vrau edhe 4 qytetarë në 21 Janar 2011.

“Çdo protestë ka synim ndërgjegjësimin e masës. Gjëja më e rëndë është vrasja e reagimit qytetar. Duhet protestuar fuqishëm dhe mjetet janë një diskutim tjetër. Është shumë e rëndësishme që u bë ky organizim. Shpresoj t’ia arrijë qëllimin. Ajo që ka ndodhur është skandal dhe që do të jetë në kryefjalën e opozitës në të ardhmen e afërt”, tha Malltezi.

/a.r

#Rithemelimi #në #protestë #Argita #Berisha #Është #vrarë #reagimi #qytetar #Nuk #për #Janarin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button