VIDEO / Rrëfimi i Kapexhiut: Si e refuzova urdhrin e PD për ta hequr Ramën nga puna

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka dhënë një intervistë për Helidon Halitin në RTSH ku ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.
“Bujar Kapexhiu: Partia demokratike më thonin që largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.
Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagog
Bujar Kapexhiu: Kshuqë unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.
Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.
Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kshuqë ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.” – ka përfunduar Kapexhiu.
/a.r
#VIDEO #Rrëfimi #Kapexhiut #refuzova #urdhrin #për #hequr #Ramën #nga #puna
Java News