Aktualitet

Përjashtimi i Berishës, Basha: Jam zemërthyer! Nuk do doja që ai të shpallej non-grata

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1, deklaroi se nuk ka dashur të mbante kurrë atë fjalim nga zyra e partisë në momentin që u shpall person non-grata ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke rikujtuar momentin, ai tha që jam ndjerë zemërthyer dhe nuk ka dashur që të shpallej person i padëshiruar nga SHBA-ja.

“Prioritetet tona ndryshuan kur Sali Berisha u shpall person non-grata.  Pa diskutim që jam zemërthyer, nuk po e fsheh këtë!  Nuk do të doja ë ta mbaja ata fjalim që Sali Berisha të ishte shpallur non- grata”, theksoi Basha.

Ndaj, vazhdon Basha “ndoshta është njerëzore por shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës zbuloi dhe dy fytyrësitë qe kishin njerëzit. Se mua më thonin; po vendimi i duhur, atë duhet ta kishe hequr më parë apo ai të kishte ikur vetë.  Pastaj shkonin tek ai dhe i dorëzoheshin impulsit të momentit, një personit me një fuqi të jashtëzakonshme historike në kupolën e PD-së”.

Ne kishim të tjera prioritete shton Basha por, papritur  u morëm me këtë çështje dhe ku vazhdojmë dhe sot të merremi.

/a.r

#Përjashtimi #Berishës #Basha #Jam #zemërthyer #Nuk #doja #që #të #shpallej #nongrata
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button