Aktualitet

Djali i dytë del në certifikatë nga hiçi, gjendja civile fut në sherr çiftin: Kam qenë i rregullt!

Llazar Prifti, një qytetar nga Fieri tregon në “Stop” në Tv Klan se familja e tij përbëhet prej 3 anëtarësh, ai vetë, gruaja, Liljana si dhe djali, Erion. Llazari thotë se gjendja civile e Fierit i ka shtuar një fëmijë tjetër, Egert Prifti, i cili nuk është i tiji dhe i krijon probleme në familje e për çështje pronësie.

Llazari iu drejtua zyrës së gjendjes civile ku i thonë se personi në fjalë është i regjistruar dhe kjo zyrë nuk ka të drejtë të bëjë asnjë shënim apo ndryshim.

Llazar Prifti: Këtë u thashë, të paktën tani më pajtoni me gruan se ka lindur konflikti u thashë, për këtë çështje.

Gazetarja: Unë s’e kuptoj pse zonja Liljana bën konflikt sepse ti në fund të ditës këtë Egertin me Liljanën e ke.

Llazar Prifti: Moj po s’është i Liljanës pa! As i imi nuk është! Liljana thotë “unë nuk kam fëmijë tjetër!” Më saktë se e di ajo nuk e di as unë, as edhe një tjetër. Por duhet të di tani nga zyra e gjendjes civile kush e regjistroi këtë person. Njëra nga ato të zyrës civile tha “kur ma kërkuan pardje këtë, unë kam bërë regjistrim, ky është i fshirë këtu por nuk është mbajtur asnjë shënim nga faqja tjetër”.

E vetmja zgjidhje që nëpunëset e gjendjes civile i kanë kërkuar qytetarit është gjyqi. Ai ka rënë dakord, por nëse ato i japin paratë për ta hapur gjyqin.

Një tjetër detaj që bie në sy është që Llazari e ka takuar i vetëm gazetaren e “Stop”, pa praninë e bashkëshortes apo djalit.

Gazetarja: Është një tregues që janë mërzitur pak me ty?

Llazar Prifti: Janë mërzitur.

Gazetarja: Ti me kë e ke?

Llazar Prifti: Unë kam qenë i ri shumë, shumë i rregullt.

Gazetarja: Po thuaja Liljanës, jo mua.

Llazar Prifti: Po, Liljanës i drejtohem. Ti e di fort mirë o Liljana tani që unë kam qenë djalë i shkëlqyer, shumë i rregullt dhe Liljana më kthehet mua, më thotë pastaj “edhe ti e di që unë kam qenë shumë e rregullt dhe shumë e mirë se në të kundërt ti nuk do të pranoje që të më merrje mua”.

Gazetarja: Ju shumë në rregull  jeni me njëri-tjetrin.

Llazar Prifti: Po na ka ngatërruar tani zyra e gjendjes civile me këtë problem. Tani unë i bëj apel me një fjalë gruas time, Liljanës që në këtë drejtim unë jam shumë i pastër dhe dua që Liljana t’i shikojë me seriozitet këto gjëra dhe të më vlerësojë ashtu siç jam unë.

Gazetarja: Sepse Llazari është i ndershëm! Edhe Liljana!

Llazar Prifti: Është e rregullt dhe shumë e ndershme.

Gazetarja: Vetëm se keni një fëmijë që nuk e dini se ku e keni. Tani me Liljanën ke konflikt, po me Erionin se Erioni do jetë mërzitur edhe për çështjen e pronësisë? “O babë, kujt do ia lësh ti pronën, mua apo Egertit?”

Llazar Prifti: Do të marrë pjesën, do të marrë më pak se do të marrë edhe ai  pjesën e tij.

Gazetarja: Ai do të pasqyrohet edhe te certifikata  e pronësisë dhe pastaj ti nuk mund ta shesësh shtëpinë pa miratimin e një pejsëtari.

Llazar Prifti: Duhet firma, sipas ligjit në fuqi duhet firma e të gjithë personave, të pjesëtarëve të familjes që të firmosin dhe që të merret “ok” i shitjes. Pa pëlqimin e tij nuk mund të bëhet dot asnjë lloj veprimi.  Por këtë e di vetëm zyra e gjendjes civile dhe nuk po e tregojnë se kush është. Kërkoj nga zyra e gjendjes civile që të ma heqin këtë person se nuk është i imi. Siç e kanë regjistruar le ta heqin. E dua zgjidhjen sa më parë dhe më shpejt.

Pas qytetarit, zyrës së gjendjes civile të Fierit i drejtohet edhe gazetarja e emisionit “Stop”. Përgjegjësja dhe një specialiste thanë se është bërë një gabim, por nuk e korrigjojnë dot. E vetmja zgjidhje mbetet gjykata ku Llazari duhet të provojë se i kanë regjistruar një fëmijë gabim e tepër.

/a.r

#Djali #dytë #del #në #certifikatë #nga #hiçi #gjendja #civile #fut #në #sherr #çiftin #Kam #qenë #rregullt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button