Aktualitet

I braktisur nga prindërit, Ardjas Markati: Nuk e fal nënën time, ajo nuk sakrifikoi për ne

Ardjas Markati ka rrëfyer jetën e tij të vështirë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus.

Ardjasi tregoi se prindërit e braktisën dy herë, herën e parë në “Shtëpinë e Fëmijës” ndërsa herën e dytë, ata nuk e pranuan.

Edhe pse nëna e tij ndryshe nga babai e ka pritur më mirë takimin me të, sërish Ardjasi thotë se nuk e pranon më në jetën e tij. Sipas tij pavarësisht dhunës apo presionit nga babai, ajo nuk sakrifikoi për fëmijët si nënë, por thjeshtë i dorëzoi në institucion.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Folëm për babain, po për mamanë?

Ardjas Markati: Po e kam gjetur por nuk dua të kem të bëj me ta, as me vëllezërit.

Brikena Prifti: Je refuzuar edhe nga nëna?

Ardjas Markati: Nëna ka qenë e traumatizuar nga burri dhe na çoi në jetimore.

Brikena Prifti: E ke takuar?

Ardjas Markati: Po e kam takuar.

Brikena Prifti: Çfarë të ka thënë?

Ardjas Markati: Që ka qenë e traumatizuar nga babai.

Brikena Prifti: A e ke falur?

Ardjas Markati: Jo nuk e kam falur, pasi ajo nuk ka sakrifikuar për ne./m.j

#braktisur #nga #prindërit #Ardjas #Markati #Nuk #fal #nënën #time #ajo #nuk #sakrifikoi #për
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button