Aktualitet

Emisari britanik në Prishtinë në takime me Osmanin e Kurtin

Ambasada britanike në Kosovë, ka njoftuar se i dërguari i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është takuar në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me ç’rast, ambasada ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale.

“Sot po mirëpresim të dërguarin e Ballkanit Perëndimor të Kryeministrit në Kosovë. Ai filloi me takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti që mbulojnë sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, thuhet në postimin e ambasadës britanike.

Postimi i plotë:



#Emisari #britanik #në #Prishtinë #në #takime #Osmanin #Kurtin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button