Aktualitet
Dy gjigantët e Premier League interesohen për Rodrygon

Sipas gazetës spanjolle Caldena Ser , Arsenali thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Real Madridit dhe Brazilit, Rodrygo në merkaton e verës.
Transferimi i Kylian Mbappe ka ndezur spekulime për të ardhmen e Rodrygo, me sulmuesin brazilian që mund të largohet, transmeton Sport.
Ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë tetë asistime këtë sezon, duke qenë shumë i rëndësishëm për ekipin e tij, megjithatë e ardhmja e tij mund të jetë larg ‘Santiago Bernabeu’.
Përveç Arsenalit që ka shprehur interesim të madh për të, Liverpool poashtu po monitoron situatën, ku pritet të dërgojë edhe një ofertë zyrtare.
/ Sport/
#gjigantët #Premier #League #interesohen #për #Rodrygon
gazetablic.com