Aktualitet

Hapet kufiri me Greqinë, radhë kilometrike e kamionëve në Kapshticë

Pala greke ka përfunduar grevën e saj dy ditore dhe që prej orës 05:30 ka nisur puna në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Megjithatë duket se në orët në vijim do të ketë një fluks të shtuar të lëvizjeve. Siç duket nga këto pamje të siguruara nga gazetarja Daniela Zisi në anën shqiptare është një radhë kilometrike me kamionë.

Radha ka arritur deri në 3 kilometra, ndërsa një nga drejtuesit shprehet se pret aty që prej orës 03:00 të mëngjesit. Këto vonesa shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti.

Ndërsa sa i përket lëvizjeve të mjeteve të vogla drejt Greqisë ajo është normale dhe nuk ka fluks.

/a.r

#Hapet #kufiri #Greqinë #radhë #kilometrike #kamionëve #në #Kapshticë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button