Hasani në Bruksel, takim me ministrat e jashtëm: Diskutuam mbi samitin e Uashingtonit

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili ndodhet në Bruksel, tregon se sot në selinë e NATO-s, me rastin e 75 vjetorin e Aleancës mirëpritëm zyrtarisht aleatin tonë më të ri, Suedinë.
Hasani bën me dije se në takimin me ministrat e jashtëm të NATO-s kanë diskutuar mbi samitin e ardhshëm të Uashingtonit, ku do të merren vendime të rëndësishme për të forcuar më tej aleancën dhe për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën.
“Në Bruksel në selinë e NATO-s, në 75 vjetorin e Aleancës mirëpritëm zyrtarisht aleatin tonë më të ri, Suedinë në takimin e Ministrave të Jashtëm.
Diskutuam mbi samitin e ardhshëm të Uashingtonit, ku do të merren vendime të rëndësishme për të forcuar më tej NATO-n dhe për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën”, shkruan Hasani.
#Hasani #në #Bruksel #takim #ministrat #jashtëm #Diskutuam #mbi #samitin #Uashingtonit
Java News