Aktualitet

Mbante në banesë 7 maska dhe 4 armë të ftohta, arrestohet 45-vjeçari nga Lezha

Eduard Koka, 45 vjeç, është arrestuar nga policia e Lezhës pasi në banesë iu gjetën 7 maska dhe 4 armë të ftohta.

Policia thotë se pas kontrollit të kryer në lagjen “Gurra”, Lezhë, u gjet edhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Ndërsa maskat e gjetura në banesë dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale.

Maskat dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit Eduard Koka.

/a.r

#Mbante #në #banesë #maska #dhe #armë #të #ftohta #arrestohet #45vjeçari #nga #Lezha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button