Aktualitet

Dy të lënduar në një aksident në Kamenicë: Motoçiklisti dërgohet në QKUK

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Korentin të Kamenicës.

Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Rastin për Gazeta Blic, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se motoçiklisti si pasojë e lëndimeve serioze është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

“Ndërsa pasagjeri është duke u trajtuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, tha Hashani.

“Me datën 02.04.2024 rreth orës 17:20 në fshatin Koretin komuna Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motociklet. Në aksidentin në fjalë, lëndime të rënda trupore kanë pësuar vozitësi i motoçikletës ku për shkak te lëndimeve serioze është transferuar për trajtim në QKUK Prishtinë, ndërsa pasagjeri është duke u trajtuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan”, tha ai për Gazeta Blic.



#të #lënduar #në #një #aksident #në #Kamenicë #Motoçiklisti #dërgohet #në #QKUK
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button