“Kërcet” arma në Velipojë, raportohet për një të plagosur, policia jep detaje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Velipojë.
I plagosur ka mbetur shtetasi E.P. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve.
I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
/a.r
#Kërcet #arma #në #Velipojë #raportohet #për #një #të #plagosur #policia #jep #detaje
Java News