Aktualitet

Kokainë e kanabis fshehur në kavanoz me oriz, arrestohen 3 shqiptarët në Itali: Si u kapën pas kontrollit të “Audi”-t

Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik droge nga policia italiane në Trentino mbrëmjen e djeshme (1 prill).

Gjatë kontroleve të bëra nga policia në një automjet tip “Audi” u gjetën 2 doza kokainë dhe një pistoletë. Në bazë të kokainës dhe armës së gjetur, policia vendoi të kontrollojë edhe banesën e të riut shqiptar që drejtoteautomjetin.

Në momentin kur karabinierët mbërritën në banesën e të riut, dy shqiptarë tentuan të fshihnin diçka poshtë një makine të parkuar. Pas kontrollit të policisë, në qesen që shqitparët tentuan të fshihnin poshtë automjetit, u gjetën 8 kilogramë drogë, mes tyre kokainë dhe hashash. Në banesë u gjet edhe gjysmë kile kilogramë të fshehur në kavanozin me oriz./m.j

#Kokainë #kanabis #fshehur #në #kavanoz #oriz #arrestohen #shqiptarët #në #Itali #kapën #pas #kontrollit #të #Audit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button