Aktualitet

Dita e sotme me vranësira dhe diell, temperaturat do të jenë me rënie

Ajri i nxehtë nga Afrika po zhvendoset drejt Europës Juglindore duke u zëvëndësuar me ajrin me të freskët nga Atlantiku duke sjellë rënie të temperaturave.

E Martë, 02 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në mëngjes deri në mesditë në zonën veriperëndimore. Padite do të kemi diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      7/16°C

– Zonat e ulëta       10/19°C

– Zonat bregdetare 12/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 02 Prill 2024 do të ketë vranësira reshje lokale dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C –10°C në mëngjes deri në 17°C –18°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 03 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      6/18°C

– Zonat e ulëta       10/23°C

– Zonat bregdetare 12/22°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #vranësira #dhe #diell #temperaturat #të #jenë #rënie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button