Aktualitet

EMRI/ Ky është DJ shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Personi që shihni në foto është Hysni Qestaj, shqiptari i Kosovës, me profesion DJ që humbi jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Junikut, e cila përmes një reagimi zyrtar në rrjete sociale teksa ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit, ka postuar edhe një foto të të riut.

“Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë.

Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se bashkë me Qestajn ka qenë edhe një vajzë që po ashtu ka humbur jetën, por identiteti i saj ende nuk është bërë me dije./m.j

#EMRI #është #shqiptar #që #humbi #jetën #në #aksidentin #tragjik #në #Itali
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button