Aktualitet

U kthye në barcaletë/ Gazetarja ironizon Gaz Bardhin për padinë në SPAK. Zëvendësi i Berishës nxjerr mandatin e Postës

Gazetarja Desada Metaj është tallur me Gaz Bardhin, i cili ka thënë publikisht se ka dorëzuar padi ndaj Olsi Ramës, ndërkohë që thjesht ka çuar një infnormacion. Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan: “Sot, në 1 prill është dita e duhur për të deklaruar se ndaj Olsi Ramës është dorëzuar padi në Spak. Sa për ta ditur, midis padisë dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh ka një diferencë të madhe. E nëse servilët e dikurshëm dhe ushtarët e non gratave mendojnë se Spak varet nga idetë e tyre për të nis hetimet,mirë bëjnë të kalojnë një xhiro nga rrugica shpresës. Se mbase ftillohen se si punon Spak”.

Nënkryetari i Foltores, i është përgjigjur duke nxjerrë mandatet e Postës dhe dokumentin që nuk është gjë tjetër veçse një info.

anë shumë argëtuese këto teoritë konspirative që merren me gjithçka që s’ekziston, përveç të vërtetës. E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës.

Të apasionuarve pas teorive të sajuara dhe të dështuara konspirative u uroj Gëzuar 1 Prillin ????, sepse vetëm gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë! Por, sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty. As nuk të lënë të gënjesh, as nuk të lënë të sajosh”, shkruan Bardhi.

Dy ditë më parë, botuesi i Gazetës Tema Mero Baze, theksonte në editorialin e tij se Bardhi nuk ka çuar padi ndaj SPAK por vetëm një letër informuese të çuar me postë, thjesht sepse i frikësohet një “Babale 2”, siç ndodhi në rastin më parë, kur për gënjështrën që sajoi, Gjykata dënoi deputetin e PD-së, Ervin Saljanji.

Sot Bardhi konfirmoi plotësisht atë që shkruante Mero Baze dy ditë më parë./TemA

#kthye #në #barcaletë #Gazetarja #ironizon #Gaz #Bardhin #për #padinë #në #SPAK #Zëvendësi #Berishës #nxjerr #mandatin #Postës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button