Aktualitet
Nxiti urrejtje fetare, policia nis hetimet ndaj një personi në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka nisur hetimet në lidhje me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shpërndahet urrejtje fetare nga një person në Ferizaj.
Rasti është cilësuar si “nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”.
“Është raportuar se në rrjetin social facebook nga një faqe është shpërnda një video ku i dyshuari mashkull kosovar nxitë dhe bënë thirrje për urrejtje fetare në sheshin e qytetit. Lidhur me rastin me datën 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar lëndën e rastit e cila është ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
#Nxiti #urrejtje #fetare #policia #nis #hetimet #ndaj #një #personi #në #Ferizaj
gazetablic.com