U vetëdorëzua, gjykata lë në burg ish drejtorin e ALUZINI-t të Sarandës

Gjykata e Sarandës ka vendosur sot të lërë në qeli Mariel Muratin, ish-Drejtori i ALUZINI-t, i cili akuzohet se ndërtoi pa leje dhe më pas legalizoi një hotel 7-katësh në Sarandë.
Murati u vetëdorëzua në polici më 27 mars të këtij viti pas 13 ditësh i shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Hoteli “Yacht” në lagjen nr. 4 të Sarandës që u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua e hipotekua në shkelje të ligjit.
Është pikërisht ky hotel që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Kadastrës. Pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Sarandës firmosi 11 urdhër-arreste, për zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, nga të cilat u ekzkekutuan 8, ku pas masës së sigurisë 6 u liruan dhe 2 janë në arrest shtëpie.
/a.r
#vetëdorëzua #gjykata #lë #në #burg #ish #drejtorin #ALUZINIt #të #Sarandës
Java News