Aktualitet

U kapën me kallashnikovin që do ta shisnin në Sarandë, arrestohen 2 persona

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 34-vjeçar që u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, dhe dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar që do ta ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën.

Në kuadër të operacionit “Strike 8”, u kapën në flagrancë, në vende të ndryshme, në fshatin Berdenesh, dhe u vunë në pranga shtetasit:

E.M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës;

E.Sh., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/a.r

#kapën #kallashnikovin #që #shisnin #në #Sarandë #arrestohen #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button