Aktualitet
VIDEO/ Partnerja surprizon Florian Agalliun në “Ferma VIP”, përlotet aktori

Aktori Florian Agalliu është surprizuar mëngjesin e sotëm nga të afërmit e tij. Në Ferma VIP ka mbërritur një dron të cilin aktori e ka pikasur menjëherë se është për të.
“Bib të dua. Pixhi”, është droni i nisur nga partnerja e tij, e cila duket se ka shkruar pseudonimet përkëdhelëse me të cilat thërrasin njëri-tjetrin. Ky dron ka surprizuar dhe ka përlotur Florin, i cili e ka ndjekur derisa është larguar.
Ky nuk është droni i parë në Ferma VIP, e as droni i parë për Florin. Miqtë e tij, e surprizuan aktorin pak ditë më parë.
/a.r
#VIDEO #Partnerja #surprizon #Florian #Agalliun #në #Ferma #VIP #përlotet #aktori
Java News