Aktualitet
VIDEO/ Meta paradite futet në det me këshilltarin që votoi për kandidaten e PS, pasdite takon babanë e Beleerit

Një ditë pas votimit mes tensionesh të kryetares së komanduar të bashkisë Blerina Bala Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shfaqet në Himarë në shoqërinë e Timoleo Gërdhuqi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë në Himarë që votoi për Blerina Balën.
Në videon e publikuar në rrjetin e tij Ilir Meta thotë, “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të lindësh në Skrapar e të vdesësh në Himarë”.
“Në Porto Palermo me Timo Trimin, kryekëshilltarin tonë në Bashkinë e Himarës, ku sot uji ishte më i ftohtë se akulli, por vetëm ne fillim se pastaj s’të iket’, shkruan Meta krahas videos së publikuar.
/f.s
#VIDEO #Meta #paradite #futet #në #det #këshilltarin #që #votoi #për #kandidaten #pasdite #takon #babanë #Beleerit
Java News