Aktualitet

GJKKO cakton masat e sigurisë për ish-drejtorët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Dy ditë më parë, GJKKO firmosi me kërkesë të SPAK 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë ‘arrest në burg’, ndërsa 6 të tjerat janë ‘detyrim paraqitje’.

Këta persona akuzohen për vepra të ndryshme penale si “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se masat e sigurisë të firmosura nga GJKKO janë ndaj personave me inicialet E. Z, E.P, D. K, N. M, J. Z, A. J, R. M, T. T, M. Q.

Ata akuzohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën ‘dosja 5D’.

Seanca u ndërpre më herët dhe shkak është bërë kërkesa e avokatëve të personave të arrestuar, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Zyrtarët M. Q, R. M dhe T. T, u përballën me gjykatën me pranga në duar. Sipas SPAK, ata janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.

Të tjerët, u njohën me masën ‘detyrim për paraqitje’.

/f.s

#GJKKO #cakton #masat #sigurisë #për #ishdrejtorët #dhe #ishzyrtarët #Bashkisë #së #Tiranës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button