Aktualitet

Balla i përgjigjet deklaratave të kreut të PD greke: Keqardhje, po politizohet një proces gjyqësor! S’i kemi komentuar vendimet! Drejtësia re kërkon mbështetje!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së në Greqi, Andreas Loverdhos, i cili pasi takoi kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në burg, u shpreh se “Shqipëria s’ka më shanse në BE”.

Ministri Balla u shpreh se është keqardhje e madhe që po politizohet një proces gjyqësor.

Taulant Balla theksoi se nuk i komentohen vendimet e gjykatës dhe se drejtësia e re kërkon mbështetje.

“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë asnjëherë vendimet e gjyqësorit.

Nuk e kemi bërë këtë as për raste të koegëve të mi, grupit parlamentar apo përfaqësuesve të PS, pasi ajo që duhet të kemi në vëmendjen është që  drejtësia e re kërkon mbështetje dhe duhet t’ua ofrojmë gjithmonë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla./m.j

#Balla #përgjigjet #deklaratave #të #kreut #të #greke #Keqardhje #politizohet #një #proces #gjyqësor #kemi #komentuar #vendimet #Drejtësia #kërkon #mbështetje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button