Aktualitet

Ishin duke punuar në shina, treni përplas për vdekje dy persona në Gjermani

Dy persona kanë humbur jetën pasi u përplasën nga një tren në Gjermani. Sipas mediave vendase dy viktimat ishin punëtorë të hekurudhës.

Ata po kryenin disa punime në shina në momentin që janë përplasur për vdekje nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit perëndimor gjerman të Këlnit sipas agjencisë gjermane të lajmeve.

Treni po udhëtonte nga Deti i Veriut për në Koblenz. Personeli i urgjencës , oficerë policie dhe psikologë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button