Life Style

“Ema, babi u heq jorganin vajzave” ndjekësi irritohet nga komenti i Eglës ndaj Jetmirit: E kaloi kufirin!

“Ema, babi u heq jorganin vajzave” ndjekësi irritohet nga komenti i Eglës: E kaloi kufirin! 

Egla Ceno gjatë një debati në oborr i ka pëmendur vajzën Jetmir Salajt.

Duke iu drejtuar në emër, ajo i thotë se nuk duhet të mërzitet me babin sepse është i detyruar ta bëjë.

Ky veprim i Eglës ka sjellë edhe reagimin e banorëve, ku më i forti ishte i Meritonit.

Egla: Ema, babi është i mirë po është i detyruar ta bëjë. Ema mos u mërzit që babi u heq jorganin gocave të tjera, një gjest që nuk duhet bërë, por do ta kuptosh kur të rritesh.

Meritoni:Pse je kaq e poshtër kur e di shumë mirë që kush është marrë me fëmijët e tjetrit në këtë shtëpi përfundimin e ka pas 0.

Gjithashtu një ndjekës ka postuar në profilin e Jetmirit duke shkruar: Përdorimi i emrit të një fëmije në një grindje në Reality Show e kalon kufirin. Nuk ka të bëjë vetëm me argëtimin, ka të bëjë me respektin, sidomos kur përfshihen të mitur. Le të mbajmë fokusin aty ku i takon dhe të kujtojmë kufijtë.

#Ema #babi #heq #jorganin #vajzave #ndjekësi #irritohet #nga #komenti #Eglës #ndaj #Jetmirit #kaloi #kufirin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button