Aktualitet

Të mburresh me të shkuarën

Nga Artur Ajazi

E shkuara, mbetet gjithmonë periudhë e rëndësishme në jetën e një vendi, individi apo grupimi shoqeror. Por ajo, jo gjithmonë mund të jetë pika e referimit për të hapur rrugën drejt të ardhmes. Qysh pas ikjes nga pushteti deri sot, Partia Demokratike (Rithemelimi sot) nuk ka rreshtur së thëni “ne ju futëm në NATO, ne hoqëm vizat”, dhe kaq. A thua se, NATO, paska pritur të vijë Berisha në pushtet, për të anëtarësuar Shqipërinë, si pjesë të saj. Fakti është se, NATO, ka patur dhe pa plane stradegjike afatgjata lidhur me anëtarësimet dhe zgjerimet, dhe nuk merr shumë parasysh se kush parti vjen dhe ikën nga pushteti në vendet postkomuniste.

NATO ka një program të qartë zhvillimor, dhe objektiva të sakta pune dhe veprimi, dhe nuk varet  shumë nga politika e vendeve që aspirojnë të anëtarësohen. Por pavarsisht kësaj, propoganda e Rithemelimit, ka 12 vite që nuk e heq nga fjalimet dhe deklaratat e shtypit, mburrjen e “anëtarësimit në NATO, dhe heqjen e vizave”. Jam i bindur se, anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave, nuk ka qenë kontribut vetëm i Partisë Demokratike, por edhe i Partisë Socialiste dhe partive të tjera. Shqiperia përmbysi sistemin 1 partiak në 1992, dhe kjo natyrisht do të ishte pjesë e rrugëtimit të gjatë drejt anëtarësimit në KiE, NATO, organizmat e tjera, pasi mbeten angazhime të çdo  qeverie në një vend demokratik.

PD e sotme ( ose Rithemelimi) ka mbetur peng i së shkuarës, dhe kjo nis nga lidershipi i saj 33 vjeçar. Ti thuash sot shqiptarëve se “ne ju futëm në NATO, dhe ne ju hoqëm vizat”, dhe të mbetesh dekada larg realitetit  dhe zhvillimeve të sotme politike, do të thotë të stoposh të ardhmen si forcë politike. Edi Rama, nuk e sheh si “arritje madhore” atë ç’ka  ripërsërit me bujë Rithemelimi dhe Berisha, pasi anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave, ishte meritë e shqipëtarëve dhe jo e politikës. Ato vërtetë ishin “dhuratë” e çmuar dhe e shumëpritur nga shqipëtarët, ishin një ëndërr shekullore e tyre, por kurrë nuk mund të pranohet se “ishte PD që e mbylli si proces”.

Politika asnjëherë nuk është parë si “lokomotivë” e progresit  të proceseve integruese, pasi kanë qenë vetë shqipëtarët, ata që kanë marrë maksimumin e vleresimeve nga faktori nderkombetar.  Të humbësh 10 palë zgjedhje në 33 vjet, të mburresh se “fute vendin në NATO dhe hoqe vizat”, dhe të mos i afrosh shqipëtarëve asnjë alternativë konkurruese qeverisëse, por të merresh me  gjyqet penale të ish-liderit, natyrisht nuk mund të quhesh forcë politike e besueshme. Ashtu siç duhet thënë se, të mbetesh tek e shkuara, dhe të mos shohësh asnjë “grimë” nga e ardhmja, atëhere është logjike të pranosh se ke dështuar në proceset regjeneruese si forcë politike.

#Të #mburresh #të #shkuarën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button