Aktualitet

Dhunuan me shkopinj 30-vjeçarin, liron me vendim gjykate 4 të arrestuarit në Korçë

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia 4 të rinjtë e arrestuar për dhunimin me shkopinj të 30-vjeçarit, ngjarje e ndodhur javën e kaluar në një servis në qytetin juglindor.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Korçës e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi t’i lërë të lirë me masën detyrim për t’u paraqitur.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 28.03.2024 ora 09.30 seanca me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim masë sigurimi” ndaj shtetasve E.G, K.S, M.XH, S.S ku Gjykata vendosi: mos vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës se sigurimit ” detyrim për t’u paraqitur ne Policinë Gjyqësore” për këta shtetas”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Katër persona dhunuan me shkopinj dhe sende të forta 30-vjeçarin pas një sherri për motive banale mes tyre. Ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë së servisit ku ndodhi konflikti.

Disa ditë pas sherrit, autorët u vetëdorëzuan në polici pasi ishin shpallur në kërkim, ndërsa sot u liruan nga gjykata.

/f.s

#Dhunuan #shkopinj #30vjeçarin #liron #vendim #gjykate #të #arrestuarit #në #Korçë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button