Aktualitet

Flet admiral Beja: Flota Detare Shqiptare dikur ishte më e pasur se ato të Italisë dhe Greqisë

Admirali Vladimir Beja i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se çfarë Flote Detare kishte Shqipëria në vitet ’70. Admirali thotë se Shqipëria kishte 4 nëndetëse, ndërkohë që Italia, Greqia kishin nga një ose dy.

“U emërova oficer në 1974-ën, kur ka qenë kulmi i modernizimit të Flotës Detare Shqiptare. Nga 1955-ën Pashalimani u kthye në Bazë Shqiptare të traktatit të Varshavës, ashtu siç është sot Baza Shqiptare e NATO-s në Kuçovë. Duke pasur parasysh që Gjiri i Vlorës bllokonte Otranton, ishte përcaktues në mbrojtjen e Otrantos. Shqipëria kishte një pozicion të lakmueshëm për traktatin e Varshavës.

Në këtë kuadër, se çfarë përfitonte Shqipëria, e diktonin tanët. Katër nëndetëse që ulshin me ekuipazhin shqiptar ishin tonat. Bashkë me këto ishin dhe anijet që shërbenin. Në Flotën e Vlorës ku kam shërbyer unë ishin kryesisht mina heqëse, për t’u hapur korridore nëndetëseve për të dalë të sigurta nga Gjiri i Vlorës në rrugëkalimet kryesore për të dalë në det të hapur. Po ashtu kishim edhe gjuajtëse kundërnëndetëse. Anije të specializuara dhe të pajisura me armatim për kërkon dhe asgjësim nëndetësesh.

Kishte një ide, strategji se si do të ndërtohej Flota Shqiptare. Kjo strukturë ishte e domosdoshme edhe kur u larguan nëndetëset ruse. Ne kishim katër nëndetëse, ndërkohë vetëm dy kishte Itali, Jugosllavia zero, Greqia një ose dy dhe ato që kishte ishin teknologji shumë të vjetra. Ne i ksihim të reja për kohën.”, tha admirali në DritareTV.

#Flet #admiral #Beja #Flota #Detare #Shqiptare #dikur #ishte #më #pasur #ato #të #Italisë #dhe #Greqisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button