Aktualitet

‘BE e hapur, Tuqia aleat i…’/ Santos vlerëson Shqipërinë: Procesi i integrimit po shkon shumë mirë

Reporterja e Bashkimit Europian në Tiranë, Isabel Santos, në një deklaratë për mediat përgëzoi Shqipërinë për arritjet e saj. Santos përgëzoi Shqipërinë për rolin e saj në rajon, ndërsa theksoi se procesi i integrimit në BE po shkon mirë.

“Shumë gjëra shkojnë mirë në progresin e Shqipërisë për në BE. Bashkimi Europian është i hapur dhe nuk përjashton raportet e Tiranës me cilindo partner, edhe Turqia mund të jetë një aleat i Shqipërisë.

Integrimi i pakicave është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë.

Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po e ruan vendin në sferën globale”, tha ajo./m.j

#hapur #Tuqia #aleat #i.. #Santos #vlerëson #Shqipërinë #Procesi #integrimit #shkon #shumë #mirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button