Gjykata vendos: Leka dhe Elia 6 muaj urdhërmbrojtje, 5 m larg njëri-tjetrit! Princi takon vajzën në prani të dados

Gjykata Civile e Tiranës ka konfirmuar urdhërmbrojtjen për Princ Lekën dhe Elia Zaharisë, pas dhunës në Oborrin Mbretëror.
Në seancë u paraqitën vetëm avokatët e dy palëve, të cilët paraqitën dhe akt ekspertizat për dhunën e pretenduar. Të dy, si Princ Leka si Elia Zaharia, me vendim të gjyqtarit Artan Hajredinaj janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njeri-tjetrit për një afat kohe 6 muaj dhe distanca që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri është 5 metra.
Në Pallatin Mbretëror Eli Zaharia do vijojë të qëndrojë me vajzën e saj, ndërsa Princi do e shohë të bijën në prani të dados.
Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të akt ekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.
Princ Leka është i pajisur me urdher mbrojtjeje per 1 vit me distancë 100 metra ndaj ish-vjehrrit të tij Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit nuk duhet të jetojë në pallat./m.j
#Gjykata #vendos #Leka #dhe #Elia #muaj #urdhërmbrojtje #larg #njëritjetrit #Princi #takon #vajzën #në #prani #të #dados
Java News