Aktualitet

Atentati i mundshëm ndaj Putinit, Rusia kërcënon Ukrainën: Do të hakmerremi kudo dhe kurdo që ta shohim të nevojshme

Rusia ka kërcënuar Ukrainën për hakmarrje, pas atentatit të mundshëm ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, në Kremlin.

Rusia rezervon të drejtën të hakmerret “kudo dhe kurdo që e sheh të nevojshme” në përgjigje të sulmit me dron në rezidencën e presidentit Vladimir Putin, ka thënë Kremlini.

Zyrtarët thanë se dy dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin Kremlinin herët në mëngjes, por bastisja u pengua. Presidenti nuk u lëndua në “sulmin terrorist” dhe kompleksi i Kremlinit nuk pësoi asnjë dëm, tha zyra e Putinit.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha për RIA Novosti se udhëheqësi rus nuk ishte në Kremlin kur ndodhi bastisja. Ai shtoi se Putin ishte duke punuar në rezidencën e tij Novo-Ogaryovo pranë Moskës.

Sulmi ndodhi ndërsa Rusia përgatitet për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj. Pjesa qendrore e përkujtimit të fitores kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj në Luftën e Dytë Botërore është parada ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq, pak jashtë mureve të Kremlinit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button