Aktualitet

“Jam qiraxhi në Livadh…”, sherr mes studiuesit dhe sekretarit të OMONIA-s: Ke falsifikuar letrat e tokës…

Drejtori i arkivave Ardit Bido dhe sekretari i OMONIA-s Marin Suli kanë debatuar lidhur me arrestimin e Jorgo Goros.

Sipas Sulit, nuk duhet që vepra penale e tjetërsimit të pronës të quhet “shpërdorim detyre” pasi sipas tij ajo është vjedhje e pastër.

Nga ana tjetër Bido tha se historitë me AMTP të falsifikuara ka me shumicë, dhe i takon prokurorisë që të thotë se kush ka bërë falsifikimin dhe kush ka bërë vjedhjen, ndërsa pyeti edhe sekretarin e OMONIA-s “Si i ke marrë ti pronat në Livadh?”

Marin Suli: Tjetrit i kanë vjedhur 500 metra ditën me diell, ti thua “shpërdorim detyre”

Ardit Bido: ti si e ke marrë atë tokën tënde në Livadh që punon?

Marin Suli: S’kam asnjë metër toke në livadh. Unë s’kam pronë jam qiraxhi në Livadh. Të kanë informuar keq.

Ardit Bido: Ti ke prona në Livadh, histori të falsifikuara me AMTP në këtë vend janë me shumicë dhe që nga ky moment ti të thuash emrin konkret kush e ka falsifikuar, kush e ka bërë vjedhjen, kush ka bërë krimin e organizuar, për këtë është prokuroria.

/a.r

#Jam #qiraxhi #në #Livadh.. #sherr #mes #studiuesit #dhe #sekretarit #të #OMONIAs #falsifikuar #letrat #tokës..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button